Pas shfaqjes së korona virusit të ri SARS-CoV-2 në qytetin Wuhan në Kinë dhjetorin e vitit të kaluar raportohet se deri më sot me 16 prill së paku 143744 njerëz kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 dhe ja regjistruar 2141854 persona të infektuar. OBSH’ja e ka shpallur pandemi globale me 11 mars.

86220 raste të reja të COVID-19 dhe 7077 vdekje janë raportuar gjatë ditës së djeshme.

Rastet e të prekurve që janë shëruar deri tani janë 533961 apo 24.9 për qind, në trajtim mbesin 1464149 raste, 68.4  për qind.

Përqindja e mortalitet të pandemisë së COVID-19 është 6.6 për qind në shkallë botërore.

Ndonëse nisi në Kinë, tani pandemia është përhapur në 214 shtete dhe territore të botës. 167 prej tyre kanë raportuar fatalitete.