Në qendrën më të madhe të votimit në Kaçanik, në shkollën “Emin Duraku” procesi ka nisur me kohë dhe gjithçka po shkon në rregull.

Por, në një vendvotim të kësaj qendre deri më tani kanë votuar vetëm pesë persona, njofton Klankosova.tv.

Të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dje mbyllen në orën 19:00.

Në 21 komuna të Kosovës sot do të votohet në balotazh për të zgjedhur kryetarët e tyre për katër vitet e ardhshme.