Është vetëdorëzuar i dyshuari për plagosjen e një personi sot në Tregun e Veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00, i dyshuari për plagosjen me armë zjarri të një personi në Tregun e Veturave është vetë-dorëzuar në polici. Rasti është iniciuar si “tentim vrasje”. Policia është duke i ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale, para se rasti te kaloj ne institucionet kompetente ”, ka thënë Ahmeti.

Viktima është në spital duke marrë tretman mjekësor.

loading…