“Vetëdijësimi në trafik”, nxënësit bashkë me policinë ndalin veturat në Vushtrri

Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët, “Anton Zako Çajupi” nga Vushtrria morën pjesë në projektin për komunikacion, “Vetëdijësimi në trafik”, të cilët bashkë me policët e trafikut rrugor dolën në terren.

Nxënësit bashkë me policët kanë ndalë veturat në disa pika të caktuara dhe u kanë bërë pyetje shoferëve, njofton Klan Kosova.

Ky aksion filloi të hënën dhe do të zgjatë dy javë dhe po bëhet me qëllim të vetëdijësimit të moshave të reja për përgjegjësitë që duhet të kenë shoferët në komunikacion.