Vetë pa maskë, por polici dënon punëtorin e krahut në vendin e punës, ai revoltohet: Nuk e paguaj kurrë

Një qytetar nga Skenderaj është shprehur i frustruar me sjelljen e tre zyrtarëve policorë në këtë komunë.

I njëjti, ka dërguar në redaksinë e Insajderi pamje nga momenti se si dënohet.

Ai thekson se ndodhet në vendin e tij të punës, dhe arsyeja e dënimit ka qenë mos bartja e maskës.

“Vjen të dënon këtu në vend të punishtes – kjo është tmerr, qe ku jam duke punu. Valla marrë është kjo çka keni bë, unë këtë dënim se paguajë kurrë”, dëgjohet duke thënë qytetari i nervozuar derisa njëri prej zyrtarëve policorë, duke i dorëzuar dënimin i thotë se ka të drejtë ankese.

Rasti ka ndodhur sot në orët e paradites.

Më poshtë ndiqni pamjet: