Vetaksidentohet një veturë në autostradën Prishtinë-Shkup

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Prishtinë-Shkup.

Në pamjet që kanë ardhur në adresë të Reporteri shihet se veturë është aksidentuar në afërsi të fshatit Babush.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar.

Kushtet e vështira të motit kanë vështirësuar sot qarkullimin e veturave, derisa mot i tillë është parashikuar të mbajë edhe në orët në vazhdim.