Vetaksidentohet një kamion në kufirin Kosovë-Shqipëri (VIDEO)

Një vetaksident ka ndodhur në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri, më saktësisht në Morinë.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë, me ç’rast një kamion ka goditur anësoret e autostradë, përcjell Ballkani.info.

Dëshmitarët kanë thënë se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetë. /Ballkani.info