LAJMI I FUNDIT

Vetaksidentohet Ferrari, lëndohet vozitësi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një vetaksident trafiku rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë, ku si pasojë vozitësi ka marrë lëndime trupore.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Policia e Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit një person  ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thanë nga Policia.

Telegrafi mëson se vetura ishte e tipit Ferrari, ndërkaq ende nuk dihet se si ka ardhur deri të aksidenti.

Foto: Arkiv