Vetaksident në afërsi të stadiumit në Mitrovicë, vetura përplaset me një objekt

Një vetaksident është shkaktuar sot në afërsi të Stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ballkani.info ka siguruar fotografi ku një veturë është përplasur me një objekt afër këtij stadiumi.

Nuk raportohet për viktima, por vetëm për lëndime të lehta. /Ballkani.info/