Vetaksident i çuditshëm në Pejë, Range Roveri i Shqipërisë ‘fluturon’ nga rruga, në parkimin e Elkos Center

Një vet-aksident është shënuar rreth oërs 16:30 minuta në Pejë, në dalje të qytetit.

Një ‘Range Rover’ me regjistrim të Shqipërisë, sipas dëshmitarëve të rastit ka ‘fluturuar’ nga rruga kryesore (dalje-hyrja Pejë-Prishtinë) duke u futur në parkimin e ‘Elkos Center’.

Jo-zyrtarisht mësohet për dy persona të lënduar lehtë.

Automjeti i tipit ‘Range Rover’, me të dalur nga rruga në fjalë, e cila ka një distancë të sipërme nga mbi  parkimi, ka rënë në pellg-parkim duke dëmtuar edhe, së paku një autmojet tjetër të parkuar.

Policia e Pejës bashkë me hetuesit rajonal të trafikut ka dalur në vendin e ngjarjes , përderisa ngasësi dhe pasagjerët janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e qytetarëve.

Pritet që Policia Rajonale e Pejës të deklarohet pas pak lidhur me ngjarjen.

Xhevat Ibra – zëdhënës i Policisë Rajonale tha për ‘RADIO 1’ se janë në prijte të mbledhjes së informacionit shtesë nga ana e hetuesve të trafikut.