Ani pse Lëvizja Vetëvendosje kishte koalicion me Listën Serbe kur ishin në Qeveri, kjo parti po kritikon kryeministrin Avdullah Hoti tani për bashkëpunim me ta.
Është shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi i cili thotë se Qeveria Hoti u formuar me vota të Listës Serbe dhe po vazhdon mbështetjen po ashtu nga votat e kësaj partie.
“ Vendimet katastrofale dhe skandaloze të kësaj qeverie në zyrën e kryeministrit, duke nisur nga vendimi i parë për heqje të reciprocitetit dhe deri të rikthimi i bordeve për kapje të shtetit. Qeveria Hoti u formua me vota që përfunduan në arrti dhe tash në burg e po vazhdon traditën e mëhershme për mbështetje të votave të Listës Serbe”, tha ai.
Selimi i kërkoi Hotit që të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe vendi të shkojë në zgjedhje.







