Komplikohet tratativa mes Milanit dhe Barcelonës përsa i takon kartonit të Jean-Clair Todibo.

19-vjeçari prej një kohe të gjatë është një prej objektivave kryesorë të kuqezinjve për të përforcuar repartin e prapavijës.

Mbrojtësi nuk po kalon një moment pozitiv nën drejtimin e trajnerit Ernesto Valverde, i cili e ka aktivizuar futbollistin në 18 javë kampionat vetëm dy herë dhe kalimi në Itali do të ishte një mundësi e mirë për lojtarin.

Pavarësisht situatës, drejtuesit nga Camp Nou nuk dëshirojnë ta humbasin plotësisht Todibo duke kërkuar që në kontratën e shitjes të përfshihet klauzola e riblerjes së futbollistit, diçka që Milani duket se nuk e pranon duke bërë që tratativa mes palëve të mos gjejë zgjidhje për momentin.

Në garë për mbrojtësin janë dhe Bayer Leverkusen, Monaco, Everton e Southampton.