Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, Agim Veliu, e Driton Selmanaj, nuk po marrin pjesë për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.

Ani pse atyre iu është thirrur emri për të hedhur votën e tyre në kutinë e votimit në Kuvend, ata nuk kanë lëvizur nga ulëset e tyre.