Ka muaj që kishte ikur në Zelandën e Re për të jetuar.

Por, Vesa Luma tashmë është kthyer në Prishtinë ku ka nisur menjëherë aktivitetet e saj, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, siç duket, ajo po çmallet me të gjithë ata dhe ato vende në të cilat ka kujtime.

Në Instastory këngëtarja ka hedhur një video ku shihet se sot ka vizituar shkollën fillore Naim Frashëri, aty ku ajo mësoi shkronjat e para.

Padyshim ky “rikthim” në shkollë për të ka qenë nostalgjik./Ballkani.info/