Veseli viziton “Mekën”: Si kryeministër i ardhshëm do t’i përkrahi fuqishëm kompanitë vendëse

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka vizituar kompaninë “Meka” e cila merret me përpunimin e mishit.

Veseli bashkë me ministrinë në detyrë të Kulturës, janë pritur nga drejtues të kësaj kompanie.

Ai ka thënë se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, do të përkrahë fuqishëm kompanitë vendëse, duke mënjanuar barrierat burokratike dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

“Pata një takim shumë të frytshëm në kompaninë “Meka” që merret me përpunimin e mishit dhe është një ndër prodhuesit më të njohur, duke bërë të pranishme produktet “Made in Kosova” në shumë tregje të huaja. Fal suksesit të kësaj kompanie punësohen mbi 100 banorë të zonës duke kontribuar ndjeshëm në mirëqenien komunitetit. Si kryeministër i ardhshëm i vendit, do të kem prioritet heqjen e barrierave burokratike dhe përmirësimin e klimës së biznesit për kompani prodhuese si “Meka” në mënyrë që të hapen sa më shumë vende të reja pune dhe sa më pak të rinj të detyrohen të largohen”, ka shkruar Veseli në Facebook.

loading…