Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë shtirrje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kjo pasi që janë garancion i qytetarëve për sigurinë e tyre.
“Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë shtirrje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kjo pasi që përveç faktit që janë garancion i qytetarëve. Ne po krijojmë forcë që rrit partneritetin ndërkombëtarë”, ka thënë Veseli, për RTV Dukagjini.
Ndryshe, Veseli aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në Finlandë, ku edhe ka marrë mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe për anëtarësim në Interpol.
Veseli takohet me bashkëatdhetarët në Finlandë, shprehet i gëzuar për të arriturat e tyre
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli gjatë qëndrimit të tij në Finlandë është takuar edhe me bashkëatdhetarët tanë atje.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur falënderimin për kontributin e madh të bashkëatdhetarëve ndaj të shtetit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Veseli është shprehur i gëzuar për të arriturat e tyre në zhvillimin e bizneseve dhe në zhvillimin akademik.
Ky është postimi i tij i plotë:
Një takim shumë i përzemërt me bashkëatdhetarët tanë në Finlandë.
U gëzova shumë me te arriturat e tyre si në pjesën e zhvillimit të bizneseve por edhe atë akademike.
Mbështetja e vazhdueshme e diasporës nuk do të harrohet asnjëherë. Por, ne nuk duhet më të mendojmë vetëm për paratë e tyre. Kemi nevojë për dijen dhe përvojën e gjatë që kanë.
Prandaj edhe i ftova që të na japin vazhdimisht këshilla dhe të vijnë e të investojnë në Kosovë. Ne do të jemi përherë krah tyre me projekte konkrete.







