Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, ka vizituar sot pikën e SHELL-it në Kosovë, nga ku thotë se e kishte kuptuar që punëtorët e kësaj kompanie veçse e kishin vendosur t’ia japin votën.
Në një postim në Facebook ka thënë se do ta forcojnë diplomacinë ekonomike për të siguruar tregje të reja për eksportet e Kosovës.
Postimi i plotë:
Në bazën e SHELL-it në Kosovë takova të reja e të rinj, që me përkushtim punojnë për të siguruar mirëqenie për familjet e tyre.
Ne do ta forcojmë diplomacinë ekonomike për të siguruar tregje të reja për eksportet e Kosovës, qasje më të mirë për prodhuesit në lëndë të parë dhe investime të huaja në vendin tonë, duke sjellë marka të njohura botërore.
Çdo ndërmarrësi në Kosovë i premtoj se politika e jashtme do u vihet në shërbim për promovimin e prodhimeve “Made in Kosova” dhe lehtësimin e bashkëpunimit të tyre ndërkombëtare.
Punëtorët e SHELL-it tashmë kishin vendosur së kënd do ta votojnë. Numri 112 është shpresa e Kosovës!









