Veseli: Pres që gjykimi të nis shpejt, e të shfaq pafajësinë time para qytetarëve dhe ushtarëve të UÇK-së

Në seancën dëgjimore për pikat e reja në aktakuzë, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe një nga figurat e larta të UCK-së, Kadri Veseli tha se pret që gjykimi të nis sa më shpejt, e që ai të prezantojë pafajësinë e tij.

“Kam dëshirë që procesi të nis sa ma shpejt e të shpreh pozitën dhe pafajësinë time para qytetarëve të Kosovës, ushtarëve të UCK-së dhe kësaj gjykate”, deklaroi ai. Para seancës së tij, para gjykatës u paraqit edh eish presidenti Hashim Thaci.

Pasi gjykatësi lëxoi të drejtat e të akuzuarve, Veseli i tha atij se “kisha pasë dëshirë që këto të drejta të aplikohen në gjykatë”.