Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, sot do ta vizitojë Kosovën dhe më pas Beogradin, ku normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve pritet të jenë tema kryesore e kësaj vizite.
Pas takimit me presidentin Thaçi paraparë të ndodh rreth orës 12:00, dhe konferencës që do të mbajë me të do të ketë një takim me subjektet politike në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Por kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në takimin e Borrielit me partitë, për shkak të qëndrimit të këtij të fundit për Kosovën.
“Nuk do të marrim pjesë në këtë takim”, tha ai.
Kujtojmë se Borell do të vizitojë edhe KEK-un, ndërsa më pas do të niset drejt Prizrenit. Në këtë komunë, spanjolli do të takohet me kryetarin Mytaher Haskuka dhe komunitetet.
Në prag të vizitës së tij, Borell tha se na pret shumë punë përpara ku kërkohet normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.







