Veseli ngushëllon familjen e aktivistit nga Fushë-Kosova që u nda nga jeta

Kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka konfirmuar lajmin e hidhur se aktivisti i PDK’së në degën e Fushë-Kosovës është ndar nga jeta.

Bëhet fjalë për Isa Breznicën nga Fushë-Kosova. Veseli tha se do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje për kontributin e tij të dalluar për PDK’në dhe Vendin.

Ai në fund i shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin Isën.

loading…