Veseli në Washington: Kuvendi i Kosovës, institucioni më transparent dhe më i hapuri për publikun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ka folur sot në Forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan.

Në këtë forum, kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur për transparencën, llogaridhënien dhe hapjen e Kuvendit të Kosovës për mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët.

”Transparenca është garancia e vetme që institucionet publike të fitojnë besimin e qytetarëve. Besimi në institucionet publike është qenësor për një demokraci. Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më transparent për shkak të zbatimit të disa politikave që kanë të bëjnë me hapjen e këtij institucioni. Ne e kemi hapur Kuvendin që të kenë qasje të gjithë, si mediat, shoqëria civile, grupet e interesit dhe qytetarët”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës foli para të pranishmëve edhr për modernizimin e instrumenteve informative në Kuvendin e Kosovës.

”Përmes teknologjisë moderne ne e kemi bërë të qasshëm bashkëpjesmarrjen në procesin e ligjbërjes për të gjitha grupet e interesit, duke mundësuar qasje të drejtëpërdrejtë për aktivizmin qytetar. Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës është i hapur për të gjitha grupmoshat duke krijuar qasje aktive për qytetarët, që të shohin, prekin dhe të kuptojnë institucionin më të lartë të Republikës së tyre”, tha Veseli.

loading…