Veseli: Në 2019 Kosova do të udhëtojë pa viza dhe do të anëtarësohet në OKB

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë, i ka dorëzuar sot platformën për dialog kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Ai tha se viti 2019 është viti kur Kosova do të anëtarësohet më OKB, viti kur Kosova do të udhëtojë pa viza.

” Kjo (platformë) nënkupton sovranitet të plotë, integritet të plotë, garanton që nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive, garanton përgjegjësitë qe ka shteti sovran i Kosovës. Kuvendi do ta shqyrtojë në afatin sa me të shpejtë. Do ta miratojmë këtë platform” shtoi Veseli.

Sipas tij fjalën finale, për marrëveshjen finale do ta kenë qytetarët e Kosovës. /Ballkani.info/