Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është nisur në veri pas zhvillimeve të fundit atje.

Veseli përmes një statusi në facebook ka bërë të ditur se është në fshatin Çabër, ku ka biseduar me banorët përreth për aksionin e sotëm nga Policia e Kosovës që ka zhvilluar në Veri të Mitrovicës.

Ja statusi i plotë:

Shkova dhe bisedova me banorët e fshatit Çabër të komunës kosovare të Zubin Potokut, për t’i qetësuar dhe siguruar ata se shteti i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vendosur rendin dhe ligjin në çdo pjesë të Kosovës. Ne nuk do t’i lëmë asnjëherë vetëm ata. I sigurova që, me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë perëndimorë, ne do t’ia dalim të ndërtojme një shtet liberal-demokratik të së drejtës e sundimit të ligjit. Do të ndërtojmë një shtet ku të gjithë qytetarët të bëjnë jetën e tyre të qetë dhe të sigurt në vendin e tyre.