Veseli me gra dhe të rinj në Prizren: Vendin e ndryshojmë duke ndryshuar vetveten

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka takuar edhe gra dhe të rinj në Prizren, të cilët ka thënë se janë plot entuziazëm për ta luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Ne e ndryshojmë vendin duke ndryshuar vetveten dhe duke krijuar hapësirë më të madhe për gratë dhe të rinjtë që të bashkohen në rrugëtimin tonë. Kjo është PDK-ja, e re, e freskët, plot entuziazëm, me kuadro të kualifikuar dhe të gatshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!”, ka shkruar Veseli.

loading…