Veseli kërkon të ashpërsohen masat ligjore ndaj atyre që u shkaktojnë dhunë grave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Veseli ka thënë se “këtë vizitë e ka realizuar për t’u interesuar për fenomenin shqetësues të dhunës ndaj grave që u shtua gjatë pandemisë si dhe për të shprehur vlerësimin e mirënjohjen për kontributin e madh që jep kjo qendër”.

“Ne, të gjithë, duhet të shtojmë solidaritetin e kujdesin për viktimat e dhunës si dhe të bëjmë thirrje ndaj institucioneve shtetërore për më shumë vëmendje për gratë e kërcënuara nga dhuna”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Kreu i PDK-së, ka thënë se duhet të ashpërsohen masat ligjore kundrejt shkaktarëve të dhunës ndaj grave dhe të rritet sensibilizimin qytetar për të parandaluar dhe denoncuar çdo formë të dhunës.