Kryetari i PDK’së Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ka bërë një dedikim për Presidentin Hashim Thaçi, i cili ka arritur në Hagë ku do intervistohet në lidhje me aktakuzën e lëshuar në qershor.

Veseli, tha se kjo betejë do jetë triumfuese, sepse e drejtë e triumfuese ishte edhe lufta çlirimtare.

‘’ Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare’’, shkroi Veseli.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri.’’