Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim humanistin Halil Kastrati.
Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se humanisti Halil Kastrati po jep një kontribut të veçantë për bamirësi.
“Pata kënaqësinë që sot ta pres në Kuvendin e Kosovës humanistin Halil Kastrati, të cilit edhe i ndava një mirënjohje për kontributin e tij të veçantë për bamirësi”, ka shkruar Veseli.

Ky është takimi i dytë brenda pak kohësh i Veselit me hoxhën Halil Kastrati dhe kjo ka ngjallur dyshime se Kastrati mund të bëhet pjesë e PDK-së. /Ballkani.info/








