Veseli: Dokumenti nënkupton sovranitet të plotë, garanton se nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë, i ka dorëzuar sot platformën për dialog kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Kadri Veseli.

Ai tha se dokumenti nënkupton integritet të plotë.

“ Kjo platform nënkupton sovranitet të plotë, integritet të plotë, garanton që nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive, garanton përgjegjësitë qe ka shteti sovran i Kosovës tha Veseli.