Veseli: Do të krijojmë perspektivë dhe vende të punës që rinia mos të ikin nga Kosova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nuk do të lejojnë rininë që të dëshpërohet.

Ai ka thënë se do të investojnë më shumë në rini, të krijojnë mundësi e vende të punës, në mënyrë që rinia mos të ikë nga Kosova.Kadri Veseli, i cili drejton Partinë Demokratike të Kosovës, gjatë përurimit të fushës ndihmëse sportive në Kaçanik, tha se Kosova është vend i shpresës dhe i rinisë.

Veseli tha se Kaçanikut do t’ia rikthejnë pjesën e identitetit të vjetër, rrugën e kalldrëmit, e që sipas tij do të fillojnë këtë vit investim të madh, në mënyrë që të tërheqin investitorë dhe turistë në këtë komunë.

E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se po përmbushin obligimet partiake dhe institucionale. Objekti i palestrës që u përurua sot në Kaçanik, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kishte filluar disa vjet më parë.