Kryetari i PDK-së

Veseli diskuton online me strukturat e PDK-së për pakon emergjente prej 320 milionë euro ndihmë qytetarëve e bizneseve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, po vazhdon aktivitetet politike brenda dhe kashtë partisë për të dhënë kontributin me propozime e nisma konkrete në përballje të pandemisë covid19.

Lideri i opozitës sot ka zhvilluar diskutime me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve të PDK-së lidhur me propozim pakon emergjente prej 320 milionë eurove që pritet të trajtohet me iniciativë të PDK-së të martën në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka shkruar në faqenne tij në Facebook se edhe në këtë kohë pandemie partia që ai drejton është duke punuar në reformat e brendshme dhe duke kryer rolin e saj opozitar në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallim.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon intensivisht reformën e saj të brendshme pavarësisht situatës emergjente të pandemisë. Gjithmonë të kujdesshëm, duke respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe duke shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë së informacionit, ne vazhdojmë rregullisht komunikimin brenda strukturave. Sot bisedova në video-konferencë me krytarët e degëve si dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, për aktivitetet e ardhshme të partisë si dhe për nismat tona konstruktive për sa i përket masave ekonomike që duhen marrë për të përballuar siç duhet luftën kundër pandemisë si dhe për të parandaluar kolapsin ekonomik. Me këtë rast ju ftoj edhe juve sërish që të mbani distancën sociale e mos të dilni nga shtëpia pa nevojë. Së bashku do t’ia dalim ta tejkalojmë këtë vështirësi.