Sot janë bërë 38 vjet nga demonstratat e studentëve të vitit 1981.

Me rastin e kësaj ngjarje udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e kanë përkujtuar si ngjarje të madhe historike.

Edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka shkruar për këto demonstrata duke i cilësuar ato si ngjarje me peshë të madhe në avancimin e kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës.

“Sot kujtojmë dhe nderojmë studentët e pranverës 81. Demonstratat studentore të atij viti patën një peshë të madhe në avancimin e kauzës sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Dëshmorët e pranverës 81 ishin emra që frymëzuan rezistencën deri në çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Veseli.