Veseli: Adem Mikullovcin e njoha si njeri të mirë dhe mbetëm miq të respektuar deri në fund

Për vdekjen e artistit, Adem Mikullovci ka shkruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

Veseli për vdekjen e tij është shprehur se Mikullovci do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e pa tejkaluar.

“Sot na la fizikisht aktori i njohur, Adem Mikullovci. Njeriu që përgjatë jetës së tij artin dhe politikën i përjetoi si qëllim për emancipimin e gjendjes shqiptare në Kosovë. Mikullovci si delegat i Kuvendit, i cili shpalli deklaratën Kushtetuese, dhe si aktor me nam në hapësirën tonë kulturore, do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e patejkaluar”, ka shkruar Veseli.

Po ashtu ai ka shkruar edhe “E njoha si njeri të mirë dhe mbetëm miq të respektuar deri në fund”.

Veseli ka ngushëlluar familjen Mikullovci dhe miqtë e tij.