Vesa Smolica sjell “Tjetra”

Këngëtarja Vesa Smolica ka lansuar projektin e saj më të ri të quajtur “Tjetra”.

Kënga është shkruar nga vet këngëtarja, e cila gjithashtu është përkujdesur edhe për melodinë e këngës.

Ndërkaq videoklipi është xhiruar në Berlin, pasi që disa ditë më herët Smolica kishte postuar një fotografi në rrjetin e saj Facebook ku kishte njoftuar se janë duke realizuar një videoklip të ri.

“Duke xhiruar videoklipin në Berlin”, kishte shkruar ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=dZu9yFmLmoY