Vesa Luma merr vëmendjen me vallëzimin provokues në TikTok

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për publikun.

Kjo pasi ajo prej vitesh është shpërngulur në Zelandën e Re me bashkëshortin dhe djalin e saj, ku kanë nisur një jetë të re së bashku atje.

Megjithatë këngëtarja e mban lidhjen e saj me fansat të fortë përmes rrjeteve sociale, ku shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo u ka treguar ndjekësve në Twitter se ka nisur një kurs vallëzimi, pasi ka publikuar imazhe nga realizimi i një koreografie në një sallë kërcimi.

Nën ngjyrat e kuqe, Luma është shfaqur në video duke bërë disa lëvizje provokuese, ndërsa ka vënë në plan të parë linjat e saj të trupit.

Vesa përndryshe ka qenë e njohur për koreografitë në klipe, veçanërisht për atë në këngën e saj hit “Jemi dhe s’jemi”.

Mbetet të shihet nëse kjo paraqitje e saj është paralajmërim për ndonjë projekt të ri muzikor, të cilën fansat e saj e presin tash e sa kohë.

@lumavesa

#red mood everybody 🤘 #foryou #foryourpage

♬ I See Red – Everybody Loves An Outlaw