Video

Vesa Luma fillon të qajë dhe kërkon ta lërë intervistën, pasi merr një lajm për bashkëshortin

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma së fundmi në një intervistë për ‘Se luan topi” ka folur për jetën personale dhe atë profesionale.


Vesa u pyet edhe se si u njoh me bashkëshortin, Big Basten. Derisa po tregonte se si ishin njohur me të, këngëtarës I erdhën disa lule nga ai.

Moderatorja i thotë që do ta kishim atë në studio, por Bigu e paska lënduar këmbën dhe nuk mundi të vijë.

Vesa merakoset aq shumë sa fillon të qajë, dhe kërkon të largohet nga intervista.

“E keni me të vërtetë, a po bëni shaka se unë çohem e iki” – shprehet Vesa e merakosur.

Më pas Big Basta hyn brenda duke e surpizuar Vesën, teksa edhe e merr në përqafim, pasi ajo ishte bërë me të vërtetë merak.

Pasi e përqafon Vesa i thotë me shaka sa mirë që s’e ke lënduar këmbën, se do të më duhej të rrija në shtëpi pastaj.