Vesa Luma e lumtur që po jeton në një vend ku ajri është i pastër dhe rrethohet nga shoqëria pozitive

Vesa Luma duket se është adaptuar me jetesën në Zelandë të Re.

Vesa Luma ka pak muaj që u largua nga trojet shqiptare, për tu zhvendosur bashkë me djalin dhe bashkëshortin në Zelandë të Re.

Ani pse larg më të dashurve të saj, këngëtarja duket se tanimë është mësuar me jetesën në atë vend.

Përmes një postimi, Vesa thotë se është e lumtur që po jeton në një vend me ajër të pastër dhe e rrethur nga shoqëria pozitive, ngase ajo dhe Big Basta nuk i kanë përjetuar ato ditë.

“Nuk paska lumturi ma te madhe se te jetosh si person i thjeshte ne nje vend ku femiu eshte mbret,thith ajrin e paster ,rrethohet nga nje shoqeri pozitive..gjera qe as une as Geri nuk i kemi perjetu si femije,ose skemi dite as endrra te tilla me i pa,e si te rritur ,per pak sa nuk mbetem tu jetu pa e ndje natyren afer,njerezit e vertete,realitetin..Por ja qe nuk qenka vone dhe po e shijojme bashke me Lianin tani edhe ne ”, ka shkruar Vesa.

https://www.instagram.com/p/B57c4RWJalV/?utm_source=ig_embed