QKKTGJ

Vërtetohet skandali: Kryetarja e Komisionit të Ankesave në QKKTGJ, Sanije Tërnava-Uka e kthen në punë mjekun e dhunshëm të kësaj qendre

Ashtu siç ka raportuar Ballkani.info, kryetarja e komisionit të ankesave në QKKTGJ, Sanije Tërnava-Uka ka ushtruar ndikimin dhe presionin për të ndryshuar masën e largimit nga puna, të shqiptuar ndaj mjekut të kësaj qendre Betim Morina për shkak të një sulmi fizik me pasoje lëndime të rënda trupor për viktimën dhe një rast tjetër të vandalizmit të pronës së këtij institucioni.

Edhe pse, siç kishte raportuar Ballkani.info, Komisioni i Ankesave ishte pajtuar që të lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për largim nga puna të mjekut që kishte kryer aktin agresiv të lëndimit të rënde trupor, për shkak se kishte vlerësuar se komisioni i shkallës së parë kishte nxjerrë vendim të drejt dhe ligjor, me ndikim të kryetares së komisionit znj. Tërnava-Uka ky vendim anulohet dhe nxirret një vendim tjetër në favor të të dyshuarit. Vendimi është marrë më 22 mars pikërisht në ditën kur në lidhje me dyshimet për ushtrim presioni për të ndërruar vendimin, ajo deklaroj se po presin vendimin final dhe do të dal me njoftim për media.

Sipas vendimit, në emër të Komisionit të Ankesave, është ndryshuar masa disiplinore e largimit nga puna më një masë tepër të butë siç është transferi në nië qytet tjetër.

Ndonëse Komisioni i Ankesa nuk ka mundur t’i shmanget fakteve dhe provave të konstatuara nga shkalla e parë, vendimin për kthim në punë është orvatur ta arsyetoj me disa rrethana krejtësisht jorelevante dhe të pambështetura në ligi.

Komisioni ka përmendur migrimin e stafit mjekësor, natyrën e profesionit, mos interesimin e mjekëve për specializim e arsye tjera krejtësisht jorelevante për rastin konkret, për të arsyetuar një akt sulmi brutal që ka shkaktuar pasoja të renda për shëndetin dhe dinjitetin e një personi tjetër. Komisioni është përpjekur që të arsyetoj kthimin në punë të mjekut dhunues me rrethana të tij krejtësisht personale, ndonëse i njëjti duket se nuk i ka punët keq pasi është menaxher në një klinike private (CARDIOplus).

Çuditërisht, komisioni i udhëhequr nga znj. Tërnava-Uka, në përpjekje për të arsyetuar ndryshimin e vendimit, ka vlerësuar si “rrethane lehtësuese” faktin se i dyshuari ka pretenduar se me veprimin e tij ka shqetësuar familjen e vet, në vend që të merrej në konsideratë shqetësimi i shkaktuar ndaj të dëmtuarit dhe familjes se tij! Ky vendim ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë tek stafi i QKKTGJ-së, pasi punonjësit e këtij institucioni janë të shqetësuar se mund të jenë “viktima të radhës” të “t’fortit” të kësaj qendre i cili edhe po të lëndojë rëndë njerëz te pafajshëm, tëmerrojë stafin duke shkelmuar derën e zyrës se kolegës apo deri nesër edhe më keq, përsëri kthehet “pa therrë në këmbë”, duke e konsideruar masën e transferit me tepër si masë inkurajuese se sa masë disiplinore.

Komisionit të Ankesave nuk i ka bërë përshtypje shkalla e lëndimit të viktimës, fakti se i dyshuari është në hetim penal dhe ka qenë i arrestuar pikërisht për ketë akt. Duket se institucionet publike ndjekin standarde të dyfishta për raste të tilla, varësisht nga fuqia e ndikimit. Përderisa në një rast sulmi të ngjashëm të ndërmarrë nga ana e një punonjësi teknik të RTK-së, i cili kishte sulmuar një kamarier në bufenë e këtij radiotelevizioni, RTK kishte marrë vendim ekspres duke ia ndërprerë marrëdhënien e punës të dyshuarit brenda 24 orësh. E në një rast krejt të ngjashëm në Gjilan, ku një mjek kishte sulmuar fizikisht kolegun e tij, prokuroria ka ngritur aktakuze dhe i ishte vazhduar pezullimi nga puna, ndërsa në rastin e Betim Morines merret një masë “për sy e faqe”. /Ballkani.info/