Yllin kosovar

Verona prezanton Amir Rrahmanin

Hellas Verona ka kompletuar transferimin e mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani nga Dinamo Zagrebi.

Rrahmani ka nënshkruar kontratë me klubin nga Serie A deri më 30 qershor 2023.

Në faqen zyrtare Verona tregon rrugëtimin e Rrahmanit, i cili ka veshur fanellën e KF Drenicës, Partizanit të Tiranës, si dhe së fundmi te Dinamo Zagrebi.

Derisa në një postim në Instagram, Rrahmani ka shkruar se është i lumtur për këtë aventurë të re.

“I lumtur të jem pjesë e Hellas Veronas dhe Serisë A. Sfidë e re, aventurë e re”, ka shkruar Rrahmani.

loading…