Barcelona pritet të jetë pa qendër mbrojtësin, Thomas Vermaelen për 5 ndeshjet e ardhshme, gjersa belgu ka pësuar një tërheqje muskulare.
Vermaelen u paraqit për vetëm të tretën herë për Barcelonën këtë sezon në ndeshjen e fituar 0-5 në fundjavë te Levante, ndërsa u detyrua të lë fushën në këtë takim në minutën e 52-të.
Ish lojtari i Arsenalit është përballur vazhdimisht me probleme fizike, me shumicën e kohës të kaluar në infermieri te “Blaugranat”.
Thomas Vermaelen më herët gjatë këtij stinori kishte dëmtuar kofshën, lëndim ky që e pati mbajtur jashtë fushave për 2 muaj.
Në anën tjetër, Barcelona pret Celta Vigon të shtunën në “Camp Nou”, ndeshja e fundit e kampionëve të La Ligas për këtë vit.







