Verbohet Mel B

Ish ylli i Spice Girl është verbuar përkohësisht për shkak të një infeksioni në sy.

Raportohet se Mel B po rikuperohet dhe është mirë.

Këngëtarja u trajtua pas shpërthimit të një herpesi në sy që e la të verbër për pak kohë.

“Tani po bëhet mirë, nuk është verbuar. Kjo i ndodhi më parë. Ka herpes në sy ndaj kjo mund të ndodhë,”-tha një burim për People. “Mel i tha mjekut se ishte verbuar për shkak se nuk shihte por syri i saj ishte në rregull. I bënë mjekim dhe është mirë. Nuk ishte gjë e madhe.”

Herpesi i syrit është një infeksion i zakonshëm, i përsëritur viral që ndikon në shikim.

Ky lloj virusi mund të shkaktojë ënjtje rreth syve, acarim, dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj dritës.

Mel u dërgua me urgjencë në spital pasi u verbua gjatë provave me Spice Girls.