Veprimtari shqiptar i kërkon shtetit amerikan 500 mijë vaksina për Kosovën

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpërndajnë për vendet tjera 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.

Slavitt tha se ende nuk janë siguruar dozat e vaksinave por se po punohet për sigurimin e tyre.

“SHBA do të lëshojë 60 milionë doza Astra Zeneca për vendet e tjera pasi ato të jenë të disponueshme”.

E me këtë rast veprimtari shqiptar, Uk Lushi, i ka kërkuar shtetit amerikan 500 mijë vaksina për Kosovën.

“Kërkesa ime për 500 000 vaksina për Kosovën shtetit amerikan”.

“Amerika së shpejti lëshon 60 milionë vaksiona Astra Zeneca për vendet tjera! Thank you America! Ju lutem shkoni në Tëitter dhe shkruani Andy Slavitt, përfaqësuesit të Presidentit për vaksina!”.