Veprim madhështor i Salah për Bajram: Dërgon në shtëpi fansin e tij që goditi shtyllën elektrike me kokë

Tifozi i Liverpoolit, Louis Fowler, do ta mbajë gjatë në mend datën e 11 gushtit 2019 edhe pse kishte goditur me kokë një shtyllë elektrike.

Djaloshi 11-vjeçar kishte pritur jashtë kampit stërvitor në Melwood, duke shpresuar që do ta takonte Mohamed Salahun që do të kalonte më vonë me Bently.

Por, sulmuesi egjiptian nuk arriti ta shmangte incidentin që i ndodhi tifozit të vogël, para takimit të tyre jashtë kampit të Liverpoolit.

Louis së bashku me vëllain e tij Isaac vrapuan pas veturës së Salahut për ta bërë një foto me të, mirëpo 11-vjeçari goditi shtyllën elektrike për ta gjakosur hundën.

Duke parë që djaloshi ishte lënduar, sulmuesi 27-vjeçar e ndaloi veturën e tij për ta përshëndetur tifozin tij të vogël, për ta dërguar më pas në shtëpi.

Babai i dy tifozë të vegjël ka postuar një foto në rrjetet sociale, duke e falënderuar yllin e Liverpoolit për veprimin e bërë.

loading…