Venezula po shkon drejt izolimit. Pas mbylljes së kufirit me Brazilin, ky vend njoftoi se tashmë ka mbyllur edhe kufirin me Kolumbinë.

Zëvendës presidenti, Delcy Rodriguez, deklaroi se mbyllja e kufirit me Kolumbinë ishte “e pjesshme”.

BBC njoftoi se në ushtarët venezuelas kanë hapur zjarr dhe kanë vrarë dy persona në kufi me Brazilin.

Dhuna është dënuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përmes një deklarate përsëriti se “bota është duke vëzhguar atë se çfarë po ndodhë në Venezuelë”, përcjell Ballkani.info

Tensionet në Venezuelë janë rritur ndjeshëm që kur vendet e tjera nisën të dërgonin ndihma për qytetarët e këtij shteti.