Zvicër

Vendoset kujt do t’i përkasin shufrat e floririt të cilat u gjetën në tren në vitin 2019 në Zvicër

Pavarësisht hetimit të detajuar, nuk u arrit të përcaktohej pronari i 120 shufrave të floririt të gjetur në vitin 2019 në një tren në linjën Sankt Gallen – Luzern, të cilat kapin vlerën totale prej 200,000 frangash. Floriri do t’i jepet Kryqit të Kuq.

Shufrat ishin në një paketë të bardhë me shënimin “IKRK Wertsendung (dërgesë e vlefshme për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq)”, transmeton Telegrafi.

Prokuroria supozon se pronari i panjohur arin e ka pasur për Kryqin e Kuq. Pas një hetimi të gjatë, nuk u bë e mundur të gjurmohej pronari dhe as të lidhej floriri me ndonjë krim.