Vendos motra e deputetit të LVV: Pas Klan Kosovës, ARBK i pezullon certifikatën edhe kompanisë Artmotion

Zëvendës Drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti, ka marrë vendim të shfuqizoj certifikatën e biznesit Kompanisë “Art Motion”.

Ditë më parë, iu shfuqizua certifikata Klan Kosovës. Ndërsa sipas këtij vendimi, që mban datën 22 qershor (dje), tashmë certifikata iu është shfuqizuar krejt Kompanisë “Art Motion”.

Sipas këtij vendimi të MINT, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.

Në arsyetimin e vendimit ndër të tjera thuhet:

“Art Motion” se përbëjnë “kërcënim serioz ndaj sigurisë publike” të cilën e konsideron të dëshmueshme “përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës” në regjistrim.
Në vendim thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi./nacionale/