Sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin për shmagie të përkohshme të rregullave fiskale për të mundësuar deficit buxhetor.

Ky deficit buxhetor do të rritet nga 2% deri 6.5% për të mundësuar pakon për rimëkëmbje ekonomike.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se bashkë më kabinetin e tij do të sigurohet që ky program ekonomik e social të jetë gjithëpërfshirës.

“Bashkë me kabinetin do të sigurohemi që ky program ekonomik e social të jetë gjithëpërfshirës, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”, ka shkruar ndër tjerash Hoti.

Levizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës si parti opozitare nuk e kanë votuar propozimin ne arsytim se Qeveria nuk ka propozuar plan të detajuar. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: