Vendos BIK: S’ka falje të namazit të Bajramit dhe mos shkoni te njëri-tjetri për ta uruar

Bashkësia Islame e Kosovës sot ka marrë një vendim të prerë duke mos lejuar faljen e Namazit të Fitër Bajramit.

BIK ka thënë se nuk do të lejohet falja e namazit të Bajramit në xhamitë e vendit e as në hapësira të tjera publike.

Po ashtu BIK ka bërë thirrje që të mos ketë vizita te njëri-tjetri gjatë ditës të Fitër-Bajramit, me qëllim që të ruhet shëndet.

Ndër tjera thuhet se nuk do të organizohet as pritje në selinë e këtij institucioni fetar, e as në selitë e këshillave lokalë.