Në kohën kur në Gjykatën e Krimeve të Rënda po jepej vendimi për grupin e të arrestuarve në Lazarat ka pasur një konfrontim mes familjarëve dhe gjykatësve.
Ndërsa më pas ata kanë kërcënuar edhe gazetarët të cilët po ndiqnin zhvillimet jashtë dyerve të gjykatës.
Familjarët e grupit të Lazaratit, që akuzohen për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha pas dhënies së vendimit të trupës së Apelit kanë reaguar duke e kundërshtuar.
Familjarët kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues, ndërsa kanë lëshuar edhe mallkime kundër tyre si “Ju vdekshin fëmijët”.
Për 11 të pandehurit, me përjashtim të Alban Alikos dhe Elson Kazmës, të cilëve iu ndryshua masa me 17 vite e 7 muaj burg secili, të tjerët janë me masat e mëparshme në fuqi.







