Vendimi për njohjen e patentë shoferëve u aprovua me votat e të gjitha landeve gjermane

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti tha se të gjithë anëtarët e Bundesratit kanë votuar për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës.

Ajeti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë, përcjell Demokracia.com.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti.

Ai th më tej se Ministrin e Transportit të landit Baden-Württemberg, z. Winfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve.