Vendimi i ministrit Shala jep rezultat, Maqedonia Veriore heq ndalesën për peshkun e Kosovës

Republika e Maqedonisë Veriore ka marr vendim për eliminimin e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova , kjo pasi që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu ka përgjigjur me masa reciproke duke ndaluar mjaltin dhe pataten e këtij shteti të futet në Kosovë.

Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar ndalesën e peshkut pas takimit që kanë pasur dy palët.

Pas këtij vendimi nga ana e Maqedonisë së Veriut, pritet edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ta heq ndalesën për mjaltin dhe patatet nga Maqedonia e Veriut.

loading…